E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, digjet banesa, banorët e zonës në panik

Flakët e zjarrit mësohet se kanë shkrumbuar thuajse të gjithë ndërtesën dy katëshe, duke shkaktuar për disa çaste panik te banorët e zonës. 

TIRANE- Një shtëpi dykatëshe në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë u përfshi sot nga flakët e zjarrit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga forcat e rendit, bënë evakuimin e banorëve të zonës dhe më pas izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit.

Flakët e zjarrit mësohet se kanë shkrumbuar thuajse të gjithë ndërtesën dy katëshe, duke shkaktuar për disa çaste
panik te banorët e zonës.

Sipas Policisë së Tiranës, grupi hetimor ka nisur punën për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, që për momentin mbeten të panjohura.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›