E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, policia greke vret një shqiptar, në kërkim një tjetër

Dy emigrantet ishin në kërkim për disa vjedhje ne supermarkete te ndryshme te Greqise. Policia thotë se shqiptarët shkëmbyen zjarr me policinë. S' dihet identiteti i shqiptarit të vrarë. 

ATHINE- Policia greke ka qelluar per vdekje nje emigrant Shqiptar ndersa ka plagosur nje tjeter sot ne mengjes rreth ores 06:50 ne kryeqytetin Grek, Athine. Identiteti i viktimes dhe te plagosurit nuk eshte bere ende i ditur. Operacioni policor nisi si pasoje e vjedhjeve te shumta qe ishin bere kohet e fundit ne Athine dhe dy emigrantet shqiptare ishin shpallur ne kerkim si autore kryesore te ketyre akteve. Sipas policise greke, dy emigrantet kishin kryer disa vjedhje ne supermarkete te ndryshme te Greqise dhe policia ishte vene ne ndjekje te tyre. Nga te shtenat e policise nje prej shqiptareve u plagos dhe vdiq ne spital, ndersa i plagosuri tjeter arriti t’u shpetoje forcave te policise te cilet jane vene ne kerkim te tij. Dyshohet se ai mund të jetë fshehur në nje shtepi te pabanuar pas stadiumit Karaiskaki ne Athine, pasi gjate kerkimeve ne kete zone ishin zbuluar gjurme gjaku. Sipas policise, dy emigrantet shqiptare nuk i shin pergjigjur thirrjes se policise per te ndaluar madje kishin hapur zjarr ndaj tyre teksa ishin perpjekur per tu larguar. Policia po heton nese dy emigrantet ishin perfshire edhe ne akte te tjera te jashteligjshme ne shtetin grek.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›