Krujë, digjen 4 banesa, dyshohet: shkëndija elektrike
Forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur të shpëtojnë banesat pasi flakët janë favorizuar nga era e fortë. Katër familje në qiell të hapur. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
KRUJE- Katër banesa janë përfshirë nga flakët fshatin Thumanë, rreth 12 km larg Fushë Krujës. Zjarri i cili nisi rreth orës 10. 32 minuta të paradites së sotme shkrumboi tërësisht banesat, duke lënë në qiell të hapur 4 familje. Forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur të shpëtojnë banesat pasi flakët janë favorizuar nga era e fortë. Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa dëmet materiale kapin një vlerë të konsiderueshme monetare. Dyshimet e para janë që shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
(s.g/BalkanWeb)