Ministria e Brendshme: Po verifikojmë dëmet, s'ka të lënduar
Ministria e Brendshme informon në një deklaratë paraprake se nuk ka të lënduar nga tërmeti ndërsa janë dëmtuar plotësisht disa shtëpi në komunën Gjoricë dhe Ostren. Poni në zonën e prekur nga tërmeti.
TIRANE- Ministria e Brendshme informoi sot paradite detaje të tërmetit me epiqendër fshatrat e Bulqizës, Peshkopi por që u ndje fuqishëm edhe në Tiranë, Durrës e disa qytete të tjera.
Në një deklaratë për shtyp të të dhënave paraprake për tërmetin thuhet “Dje në orën 23:49 sipas orës lokale është regjistruar një tërmet i fortë me magnitudë 5,2 Shkalla Rihter me epiqendër në kordinatat 41.51 veri dhe 20.50 lindje, epiqendër e cila i takon zonës midis fshatrave Shupenzë dhe Gjoricë e Sipërme, të Rrethit Bulqizë”.
Miministria informon se banorët e komunave Gjoricë, Shupenzë, Ostren, Trebisht dhe Fushë Bulqizë kishin raportuar të parët për lëkundjet. Tërmeti është ndjerë gjithashtu në pjesën veriore të vendit si dhe zonën e Shqipërisë së mesme përfshirë dhe Tiranë.
“Nga të dhënat e verifikuara deri tani nuk ka të lënduar në njerëz. Të dhënat paraprake tregojnë për disa shtëpi të dëmtuara plotësisht në komunën Gjoricë dhe Ostren, si dhe disa banesa të tjera me dëmtime të rënda dhe të lehta në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren dhe Trebisht” raporton ministria e Brendshme.
Shabi i Emergjencës Civile për Prefekturën e Dibrës në drejtimin e Prefektit të këtij qarku është mbledhur sot paradite për të bërë dhe bilancin e dëmeve si dhe masat që duhen marrë për të përballuar situatën. Në zonën e prekur nga dëmet është prezent Z/Ministri i Brendshëm z. Ferdinand Poni.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit vendor po bën verifikimet e dëmeve të shkaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ka gati të gjithë ndihmën që do të nevojitet në materiale dhe ushqime për banorët e dëmtuar.
Ministria e Brendshme informon se ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e të gjitha ndihmave që do të nevojiten.
(s.g/BalkanWeb)