Feith cakton ekipin për Mitrovicën Veriore
Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka emëruar sot 14 anëtarë në Ekipin Përgatitor Komunal për komunen e re të Mitrovicës Veriore.
Ekipi ka mandat teknik për të përgatitur të gjitha burimet, pasuritë dhe strukturat administrative që nevojiten për krijimin dhe funksionimin e ardhshem të komunës së re të Mitrovicës Veriore.
Pjesëtarëve të emëruar të EPK-së do t'u bashkohet edhe një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe një përfaqësues nga Zyra Civile Ndërkombëtare.