E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 30 viktima nga një shpërthim në Qerbela

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një shpërthimi në qytetin e shenjtë shiit, Qerbela , në Irak, gjatë një ceremonie fetare. Sutobomba që targetonte pelegrinët shiitë ka shkaktuar gjithashtu edhe plagosjen e më shumë se 75 të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në jug të Bagdadit, bën të ditur ministria e Brendshme. Për këtë sulm janë akuzuar terroristët e Al Kaedas dhe batistët. Më shumë se një milionë pelegrinë nga e gjithë bota festojnë në Qerbala, festën e Arbain, një nga kremtimet më të mëdha për shiitët, gjatë se cilës përkujtohet përfundimi i 40 ditëve të zisë për vdekjen e Imam Hyseinit, vrarë 13 shekuj më parë në luftë. Ndërkohë , ky është atentati i tretë brenda një jave, ku ndër pelegrinëve shiitë, në një klimë tensionesh të mëdha politike për shkak të një situate të rënduar politike, ndërsa pritet të zhvillohen zgjedhjet e datës 7 mars. Festa fetare e Arbaeen, shënon edhe fundin e periudhës 40 vjeçare të zisë, në mbyllje të Ashurës. Imam Hysein ishte nipi i profetit Muhamed. Ndërkaq në Baghdad, një shpërhtim i ndodhur në njërën prej rrugëve të qytetit, vrau një person dhe plagosi 15 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›