E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith emëron bordin e privatizimit

Prishtinë - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Piter Feith, ka emëruar Mohamed Omran dhe Hubert Warksman si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ata do t'i zëvendësojnë Fennema dhe Grasmann, të cilët kanë shërbyer si të emëruar të përkohshëm të ICR së që nga 15 qershori 2008.

Omran është zëvendëskryetar i bursës së Kajros dhe Aleksandrisë si dhe profesor në Kolegjin për Menaxhment dhe Teknologji në Aleksandri. Warsman është një këshilltar afarist i pavarur në Hungari. Piter Feith me këtë rast ka thënë se Omran dhe Warsmann janë ekspertë të dalluar të biznesit me përvojë të veçantë në fushat që lidhen me ekonomitë në tranzicion dhe privatizimet. Ai shprehu binden se përvojat e tyre do të jenë kontribut kyç për një proces të qëndrueshëm të privatizimit në Kosovë duke e nxitur edhe më tutje ekonominë. QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›