Hamiti: SHBA do të përkushtohet ndaj Kosovës
Londër -I Ngarkuar me Punë i Republikës së Kosovës në Londër Muhamet Hamiti, ka deklaruar se priste nga Shtetet e Bashkuara përkushtim ndaj Kosovës pa marrë parasysh zhvillimet. Gjatë një emisioni debatues, "Forumi" të BBC-së në shqip, emetuar të martën, ku u diskutua për trashëgiminë e Bushit dhe pritmëritë nga Presidenca e re amerikane, udhëhequr nga Obama, Muhamet Hamiti deklaroi se dy vjet pas luftës së Kosovës, dy vjet të lirisë së Kosovës, "ishte kohë kur ne prisnim të kalonim fazën kalimtare, për të shkuar drejt pavarësisë.
Natyrisht, e prisnim dhe e donim edhe përkushtimin e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne prisnim që SHBA të, pa marrë parasysh angazhimet që do të kishin me luftën kundër terrorit dhe angazhimet e tjera që do të vinin më vonë, do të kishin gjithmonë edhe energjinë për t?u marrë me çështjen e Kosovës".
"Gjatë mandatit të parë Administrata amerikane nuk e kishte kohën për t'u marrë totalisht, në mënyrë intenstive, edhe me çështjen e Kosovës".-tha më tej diplomati, duke shtuar se angazhimi amerikan, ka qenë i pashmangshëm, i paevitueshëm dhe i domosdoshëm për t'i dhënë shtytjen e fundit çështjes së Kosovës".