Feith inkurajon integrimin e serbëve
Londër -Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith, thotë se Kosova ndodhet para sfidash të mëdha, megjithatë ai është i kënaqur me qëndrueshmërinë në vend pas shpalljes së pavarësisë. Në një intervistë për BBC-në, Feith gjatë qëndrimit në Londër tha se BE-ja është tani një aktor udhëheqës në Kosovë pasi ka marrë funksionet e sundimit të ligjit nga UNMIK-ut.
Ai ka shtuar se është i zhgënjyer që bashkësia ndërkombëtare nuk është më shumë e pranishme në veri të vendit, në rajonet e dominuara nga serbët, dhe i inkurajoi serbët të integrohen dhe të bashkëpunojnë më shumë me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet në Prishtinë. Feith vuri në dukje se integrimi i serbëve është një nga sfidat më të mëdha për Kosovën.
“Dua të them se sundimi i ligjit përfshin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por unë do të përmendja gjithashtu ngritjen e një gjykate kushtetuese, që shpresoj të bëhet në javët e ardhshme. Dhe mendoj se ky do të jetë një gur tjetër kilometrik, duke folur si Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, në ngritjen e institucioneve në Kosovë. Së fundi, si një element i tretë, është ripajtimi, dialogu me Beogradin, integrimi i komunitetit serb. E shoh që qeveria është e angazhuar në këto çështje, megjithëse do të më kishte pëlqyer të ndodhte një dialog më i lehtë dhe me më vetbesim që do të ishte produktiv, që do të merrej me çështje praktike dhe kjo do të ishte në të mirë të të gjithëve në rajon”-theksoi Feith.