E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Shpifjet ndaj familjes sime, të ulëta

Prishtinë -Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, gjatë një konference për shtyp ka hedhur poshtë "shpifjet e gënjeshtrat që i janë servuar opinionit, për qëllime të këqija dhe të ulëta". Reagimi i Limajt, erdhi pas përhapjes së lajmeve, sipas të cilave anëtarë të familjes së tij janë zënë me shuma të mëdha parash nëpër pikat kufitare. Të gjitha këto ai i quajti shpifje të orkestruara dhe qarqe brenda Kosovës. Limaj tha se familja është e shenjtë dhe nuk duhet të keqpërdoret dhe të ulet, për të arritur qëllime politike ose për të për të denigruar, një personalitet pa marrë parasysh, për kënd është fjala.

"Mediat e Beogradit dhe disa qarqe në Prishtinë, duke e përdorur familjen time, kanë tentuar që shpifin në kurriz të familjes time. Është shpifur se babai im është zënë me para në kufirin e Jazhincës, ndërsa babai im ka më se një vit që është i pa lëvizshëm. Është shpifur se nëna ime është zënë me para në kufirin e Bllacës, në kohën kur nëna ime është në kontrollim intenziv në qendrën emergjente në Prishtinë, në shokë dhomë dhe parktikisht është para vdekjes"-tha Limaj.

Ai theksoi se bashkëshortja e tij është me një terapi të mundimshme, në luftë kundër kancerit. "Këto janë dhembje të mëdha, për mua dhe familjen time"-tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›