E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shutanovac: Me Kosovën, vetëm ‘luftë’ diplomatike

Ankara -Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar se Serbia do të përdorë kanalet diplomatike për të luftuar pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën më të madhe në Turqi, Zaman, Shutanovac ka përjashtuar mundësinë e një lufte me Kosovën. Shutanovac ka thënë se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe do t’i zgjidh problemet rreth Kosovës me anë të diplomacisë.

“Ne duam të negociojmë. Për herë të parë në historinë serbe ekziston një konsensus të mos përdorët forca”-ka deklaruar ndër të tjerash ministri serb. Duke folur për pjesëmarrjen e ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it në Kosovë, Shutanovac ka thënë se nga gjeneralët e tij ka mësuar se armata turke është armata më besnike në botë – dhe ka shtuar se çmon lartë kontributin e tyre në Kosovë.

Deklaratat e ministrit serb u bënë gjatë një vizite në Turqi, ku është diskutuar edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›