E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Shkupi dhe Athina të angazhohen për emrin

Shkup - Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker deklaroi të mërkurën se Shkupi dhe Athina duhet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. “Çështja është për emrin, prandaj edhe quhet kontesti për emrin. Maqedonia dhe Greqia duhet të punojnë për ta zgjidhur këtë. SHBA-të do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar në këtë proces i cili zhvillohen nën patronazhin e OKB-së, gjegjësisht mediatorit Metju Nimic i cili është shumë aktivë. Dëgjuam edhe nga presidenti i ri se ka ndërmend të angazhohet nuk këtë drejtim”, deklaroi Riker duke sqaruar deklaratën e zyrtarit të lartë Amerikanë, Stjuart Jones se bisedimet mes Athinës dhe Shkupit duhet të kufizohen vetëm me çështjen e emrit.

Ambasadoriti Riker theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i inkurajojnë të dyja anët – Maqedoninë dhe Greqinë të angazhohen për ta zgjidhur sa më shpejtë këtë kontest disavjeçar.
Ndërkohë, presidenti i ri i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i ka dërguar një letër presidentit Obama të cilit i ka konfirmuar angazhimin për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit me Greqinë. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›