E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana: Shkupi të angazhohet për zgjidhjen e emrit

Bruksel -Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana. Në këtë takim, Solana i ka deklaruar presidentit maqedonas që të angazhohet maksimalisht në realizimin e reformave të parashtruara nga Komisioni Evropian dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.

Brukseli gjithashtu ka porositur autoritetet e Maqedonisë që të ndalojnë provokimet ndaj Greqisë me ndërtimin e përmendoreve që i takojnë historisë antike. Përskaj këtyre temave është diskutuar edhe për situatën e rëndë ekonomike në Maqedoni dhe masat të cilat duhet të ndërmerren për evitimin e pasojave nga kriza ekonomike globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›