E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja nga Iraku, sherr midis Obamës dhe "Mbrojtjes"

Uashington - I sapoardhur në detyrë, presidenti amerikan Barak Obama ka përjetuar edhe momentet e para të vështira lidhur me çështjen e Irakut në një mbledhje me zyrtarët më të lartë të Pentagonit. Zyrtarët e mbrojtjes nuk kanë arritur dot të bindin Obamën për tërheqje nga plani per tu larguar nga Iraku brenda 16 muajsh. Medait amerikane dhe ato botërore kanë publikuar informacione për mosmarrëveshje të thella midis Obamës dhe shtabit të mbrojtjes. Në takimin në fjalë të mbledhur të mërkurën e kaluar, kanë marrë pjesë presidenti Obama, Ministri i Mbrojtjes Robert Gates, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Michael Mullen dhe komandanti David Petraus.

Sipas mediave amerikane, zyrtarët e mbrojtjes kanë insistuar që Obama të tërhiqet nga premtime e tij elektorale për tu tërhequr nga Iraku brenda 16 muajsh. Presidenti i ri ka deklaruar se do tu përmbahet të gjitha premtimeve të bëra para popullit gjatë fushatës elektorale. Ai u ka kërkuar pjesëmarrësve në takim që të përgatisin planin për tërheqje të trupave amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh. Mullen ka deklaruar pas takimit se do të zbatojë detyrimet që i ngarkon politika e re amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›