Presidenti kthen prapa Ligjin për Deputetë?
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pritet t'ia kthejë prapa Parlamentit Ligjin për Deputetë dhe do të kërkojë ndryshimin e nenit që ka të bëjë me pensionimin suplementar të deputetëve.
Sipas burimeve të Expressit brenda Presidencës, Shefi i Shtetit do të reflektojë mbi qëndrimet e shoqërisë civile që kanë kërkuar anulimin e pensionimit të deputetëve në moshën 50-vjeçare.
Por, Zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri nuk ka dashur të paragjykojë vendimin e Presidentit. Ai ka thënë se ekipi i këshilltarëve do të analizojë bashkë Ligjin dhe do të marrin vendim.
“Nuk mund të paragjykojmë vendimin e Presidentit. Ligji ka ardhur dje, në kohën kur Presidenti ka qenë në takim me udhëheqës të disa organizatave joqeveritare”, ka deklaruar zëdhënësi Beqiri.