Feith raporton për Kosovën në Bashkimin Europian
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith do të raportojë të martën para përbërjes së re të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian për gjendjen në Kosovë.
Feith do t'i njoftojë ligjvënësit evropianë për refuzimin që i ka bërë Prishtina nënshkrimit të mundshëm të një protokolli bashkëpunimi ndërmjet policisë së misionit evropian në Kosovë dhe asaj të Serbisë. Të gjetur përpara kundërshtimit të prerë të udhëheqësve kosovarë, zyrtarët e BE-së në Prishtinë po presin përgjigjen përfundimtare të Brukselit se si të veprohet më tutje me protokollin EULEX-Beograd.
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim me policinë në Kosovë është i domosdoshëm për Serbinë, para se ajo të hyjë në zonën e bardhë të Shëngenit. Mediat serbe citojnë burimet e tyre në Bruksel t'u kenë thënë se "Bashkimi Evropian pajtohet që misioni i vet në Kosovë, EULEX dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit policor, meqë këtë EULEX-it ia mundëson edhe vet Kushtetuta e Kosovës".
Prishtina nuk është përfshirë fare në bisedimet për protokollin dhe ia ka tërhequr vërejtjen misionit evropian se nuk mund të bëjë marrëveshje në emër të Kosovës. Por EULEX-i thotë se marrëveshjen me Serbinë do ta bënte në emër të tij dhe hedh poshtë pohimet se me nënshkrim të protokollit, misioni evropian po tejkalon autorizimet që ka në Kosovë. Protokolli i debatueshëm EULEX-Serbi ka nxitur ditë më parë reagimin e disa të rinjve kosovarë, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë demoluar rreth 30 makina të këtij misioni.
Agjencia amerikane për hulumtime strategjike Stratford ka vlerësuar se "fërkimet e fundit ndërmjet Perëndimit dhe Kosovës rreth pranisë së misionit të EULEX-it, do të mund të përshkallëzohen në një sfidë serioze sigurie".