E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni/ Përkujtohet lufta e dytë botërore

Përkujtohet sot në Poloni lufta e dytë botërore. Liderët politikë polakë, autoritetet fetare dhe ato ushtarake do të jenë pjesë e një ceremonie mbarëkombëtare për të përkujtuar 70 vjetorin e kohës kur u dëgjuan të shtënat e para të nisjes së luftës së dytë botërore. Në ceremoni merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha i shoqëruar edhe nga disa anëtarë të stafit të kabinetit të tij.
Ishte e premtja e 7 dekadave më parë kur nisën të shtënat e para të luftës së dytë botërore. Ceremonia përkujtimore zhvillohet në memorialin Westerplatte në poloni.
"Ne takohemi këtu për të sjellë në kujtesë se kush e nisi këtë luftë, se cili ishte "nxitësi" në këtë luftë, cili ishte ekzekutuesi ose përmabruesi dhe kush ishte viktima e kësaj lufte dhe këtij agresoni- është shprehru kryeministri polak Donald Tusk i pranishëm në ceremoninë që nisi rreth orës 4.45 min të mëngjesit të së martës. mmemoriali Ëesterplatte 1939, në afërsi të qytetit Baltic, Gdansk, është krijuar për të nderuar qindra ushtarakë në hyrje të portit detar polak, ku rreth 230 ushtarakë luftuan për shtatë ditë ndaj bombardimeve dhe sulmeve të rënda të nazistëve gjermanë, nga deti dhe nga ajri. Rreth 6 milion polakë u vranë në luftën e dytë botërore , gjysma e të cilëve ishin hebrej (çifutë). Qytetet më të mëdha , përfshirë edhe kapitolin që gjendej në varshavë u kthyen në rrënoja. Polonia ishte vendi që pësoi më shumë dëmë dhe viktima nga vendet e tjera pjesëmarrëse në luftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›