Mbi 10 mijë serbë marrin letërnjoftime të Kosovës
Falë angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, MPB ja ka ofruar edhe shërbimin me orar të zgjatur që përfshin edhe punën gjatë ditëve të shtunë. Ministria e Punëve të Brendshme posaçërisht ka ndërmarrë veprime specifike për të inkurajuar edhe pjesëtaret e të gjitha komuniteteve që të pajisen me dokumente identifikimi.
Vlen të theksohet se ka një regjistrim shumë të madh të të gjitha komuniteteve dhe pajisje të tyre me letërnjoftime. Siç thuhet, posaçërisht është vërejtur një rritje e numrit të regjistruar nga radhët e komunitetit serb dhe si rezultat deri më tash janë pajisur më shumë se 10,500 (dhjetëmijë e pesëqind) shtetas me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
MPB ja në mënyre që të ofrojë shërbime sa më të mira dhe profesionale për qytetarët ka hapur Qendrat e Regjistrimit Civil në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe është duke bërë përgatitje edhe për hapjen e qendrave të reja në përputhje me procesin e decentralizimit. (qik/start)