OSBE: Kosova ka numër të pamjaftueshëm gjyqtarësh
Në tryezën e rrumbullakët të organizuar pas publikimit të raportit, gjyqtarët dhe prokurorët e rajonit të Prishtinës thanë se vlerësimet janë të sakta. Kryesuesja e këshillit gjyqësor të Kosovës Lirie Osmani tha se një raport i tillë është dashur të publikohet shumë më herët. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është e shqetësuar me caktimin e pamjaftueshëm të gjykatësve, në gjykatat e Kosovës.
Dështimi i autoriteteve për trajtimin e këtij problemi ka pasoja negative dhe të drejtpërdrejta në të drejtat themelore të njeriut për gjykim brenda afatit kohor, efikasitet juridik dhe gjykim para tribunalit të caktuar me ligj dhe aktvendim të arsyeshëm, tha Harold Damper, shefi i sektorit të monitorimit të sistemit ligjor në OSBE. Ai shtoi se si pasojë njerëzit mund të humbin besimin tek gjyqësori.
“Numri i pamjaftueshëm i gjykatësve mund të çojë në një varg shkeljesh të të drejtave të njeriut, e që përfshijnë të drejtën për proces të rregullt, efikas juridik si dhe të drejtën që çështja të dëgjohet drejtësisht nga një gjykatë e përcaktuar me ligj, si dhe të drejtën për aktvendime të arsyetuara” tha Harold Damper.
Përpos shtimit të numrit të gjykatësve, që përfshihet në rekomandimet e këtij raporti, rritja e pagave deri në shkallën e pushteteve qeveritare dhe atyre të kuvendit është tjetër rekomandim i OSBE-së, në mënyrë që të ruhen gjyqtarët me kualifikime të larta.
Mungesa e kushteve teknike, pagat e vogla dhe mungesa e legjislacionit janë arsye që të mungojë efikasiteti në punën e gjyqtarëve, tha kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Lirie Osmani. Në tri vitet e fundit, sipas saj, nëpër gjykata ka lëndë që ende nuk janë caktuar për herë të parë, përkundër plotësimit të normës së punës së gjyqtarëve.
“Pa numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve nuk do të kemi një gjyqësor efikas. Përveç krijimit të kushteve normale për punën e tyre, gjithashtu edhe rritjen -- nivelizimin e pagave me administratorët në qeveri, ose në kuvend, sepse të ardhurat personale janë shumë të ulëta, sepse apostrofimi se gjykata është e korruptuar, nuk qëndron por zvogëlon motivimin e tyre për punë”, ka theksuar Lirie osmani.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës Ymer Huruglica, nëpër qendrat e mëdha të Kosovës nuk ka pasur numër adekuat të gjyqtarëve dhe kjo ka bërë që të ketë numër të madh të lëndëve të grumbulluara.(rtk/start)