E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith vizitoi Zyrën Administrative në veri

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka vizituar sot Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore, ku ka biseduar me kryesuesen e saj, Adrijana Hixhiq, dhe pjesëtarët e tjerë të stafit.

Zyra Administrative e Veriut të Mitrovicës është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në maj të këtij viti.

Feith i ka bërë thirrje Qeverisë që “të vazhdojë me këtë ritëm dhe të forcojë marrëdhëniet e saj me qytetarët në veri”.

“Qytetarët në veri të Kosovës dëshirojnë të marrin në kontroll çështjet që i brengosin ata më së tepërmi. Ata po fillojnë të shohin se decentralizimi iu ofron atyre përfitime reale dhe po bëhen gjithnjë e më të hapur për të punuar me strukturat, të cilat janë vërtet transparente dhe legjitime”, ka thënë Feith.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›