SHBA,hetim për presidencën "Bush"

Komisioni Çështjeve Juridike në Senatin Amerikan do të shqyrtoje në 4 mars mjetet për ngritjen e një komisioni hetimor mbi shmangiet juridike të presidencës "Bush". Sipas kryetarit të këtij komisioni, demokratit, Patrick Leahy, komisioni do të hetojë veprimtarinë e presidencës së George W.Bush, në vitet 2001-2009. "Ne nuk do të kemi frikë, për të kuptuar atë që kemi bërë. Nëse duam të mbetemi një komb vigjilent për të mbrojtur sigurinë kombëtare ashtu edhe Kushtetutën tonë", deklaroi kryetari Leahy. Më parë, pikërisht në 9 janar, ishte pikërisht Leahy ai që kishtë kërkuar ngritjen e një komisioni të pavarur për të hetuar devijimiet, e veçanërisht ato të brendshme të administratës Bush, në kuadër të luftës kundër terrorrizmit. "Asgjë nuk i ka shkakruar më shumë dëm figurës dhe autoritetit moral të Amerikës se sa zbulimi se gjatë 8-viteve të administartës Bush kemi shkelur angazhimin tonë historik për të drejtat e njeriut dhe kemi anashkaluar ligjin", theksoi Leahy. Komisioni duket se do të hetojë për burgun kubanez të Guantanamos- si dhe për akuzat për torturë ndaj ish-numrit një të Shtëpisë të Bardhë.