Fejohet Princi William

Princi William fejohet me te dashuren e tij Kate Middleton. Lajmin e dha te marten familja mbreterore. Princi dhe Middleton te dy 28-vjecar jane bashke qe prej vitit 2003.
Cifti eshte prane marteses qe mund te zhvillohet ne pranveren ose veren e vitit 2011.
Nderkohe detaje te tjera ne lidhje me ciftin dhe hapat e tyre te ardhshem do te njoftohen gjate diteve ne vijim.
Princi William dhe zonjusha Middleton u fejuan ne tetor gjate nje feste private ne Kenia. Princi njoftoi Mbretereshen dhe anetaret e tjere te familjes. Nga ana e saj Mbreteresha eshte shprehur e kenaqur per te fejuaren e nipit te saj. Po ashtu Princi kerkoi zyrtarisht doren e Middleton te babai i saj thuhet ne deklarate.
Mesohet se pas marteses cifti do te jetoje ne Wales ku Prince William do te vazhdoje te sherbeje ne Royal Air Force. /tch/