E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana me xhami te re dhe muze

Kryetari i Bashkise Edi Rama Gati plani per ndertimin e Xhamise se re te Tiranes


TIRAN- Besimtaret myslimane te Tiranes se shpejti do te kene nje xhami te re ku te ushtrojne ritet e tyre fetare. Kryetari i bashkise Edi Rama ka deklaruar dje nisjen e projektit per xhamine e re.


Dua tju jap ne prag te kesaj nate te mire lajmin qe bashkia ka gati planin e punes per ndertimin e xhamise se re nje nevoje e munguar e komunitetit mysliman u shpreh Rama.


Kryetari i Bashkise se Tiranes ka zgjedhur kete lajm si nje dhurate simbolike per te uruar te gjithe besimtaret myslimane per festen e Kurban Bajramit. Ndertesa e re e xhamise e parashikuar ne planin e Tiranes pritet te ndertohet ne qender te kryeqytetit por kreu i bashkise nuk ka preferuar te jape koordinatat e sakta se ku do te ndertohet ky objekt kulti.


Ai ka lene te nenkuptohet se xhamia e re do te ngrihet pas Pallatit te Kultures duke vizatuar ne kete menyre nje trekendesh imagjinar te harmonise fetare te shqiptareve.


Per xhamine e re kemi gati nje siperfaqe te nevojshme ne qender te Tiranes bazuar ne planin e qendres. Kemi edhe asistencen teknike per te organizuar konkursin nderkombetar tha Rama.


Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama u shpreh se pergjigja pozitive ndaj komunitetit per nje hapesire me te madhe do te pasoje dhe bashkepunimin e metejshem me perfaqesues te Komunitetit Mysliman deri ne ndertimin e kesaj xhamie dhe muzeut ne krah te saj.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›