CIA ja si i ka mbrojtur kriminelet naziste
Skalpi i doktor Mengel ne sirtarin e Departamentit te Drejtesise duket i denje per nje skenar filmi te Tarantinos. E ne fakt nuk behet fjale per nje skenar filmi por per proven e nje skandali te mbajtur te fshehte per shume vjet. Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka heshtur ne lidhje me te verteten per gjuetine ndaj nazisteve. Jo vetem qe ka bere shume pak ose asgje ne lidhje me arrestimin e Engjellit te vdekjes se Auzhvicit por perkundrazi u ka mbuluar krahet per dhjetera vjet bashkepunetoreve kriminale te Hitlerit duke u ofruar atyre mundesi strehimi dhe fshehjeje pertej Atlantikut. Ka edhe me. Disa prej tyre kane perfituar nderet me te larta sic eshte rasti i nje shkencetari gjerman qe ka kontribuar ne pushtimin e hapesires dhe u perfshi ne hierarkine me te larte te NASA-s me nderimet me te medha.
Historia e fshehte dhe paralele e gjuetise se vertete te nazisteve eshte zbuluar dhe denoncuar ne nje raport te fshehte te Departamentit te Drejtesise qe per 4 vjet rresht ka mbetur i fshehur plotesisht te pakten nga publiku.
I akuzuari kryesor ne kete raport te fshehte dhe per hir te se vertetes kjo nuk perben ndonje cudi te madhe eshte CIA. Qe prej shume kohesh eshte folur hapur dhe fshehte per nje bashkejetese te Sherbimit Sekret Amerikan me nazistet e vjeter qe ne shume raste jane perdorur edhe gjate viteve te Luftes se Ftohte. Dhe nuk behet fjale per filma apo skenare por per nje realitet i cili sipas raportit te fshehte ngre te zeze mbi te bardhe nje akuze shume konkrete dhe te bazuar ne fakte per bashkepunim te CIA-s me persekutoret naziste.
Dokumenti lindi nga nje ide e Richard Clarce. Avokati i Departamentit te Drejtesise nxiti ne vitin 1999 Prokuroren e Pergjithshme te vendit ne epoken e Presidentit Klinton Janet Reno qe te hetonte ne lidhje me aktivitetin e Zyres se Hetimeve Speciale qe ishte krijuar 20 vjet me pare me nxitjen e Simon Wiesenthal. Qellimi i kesaj zyre ishte gjuetia e nazisteve dhe vendosja e tyre para drejtesise. Por avokati vdiq pa pare te realizuar endrren e tij te publikimit te dokumenteve. Me ne fund raporti jashtezakonisht i madh u be publik dhe kjo vetem fale kercenimit per te celur nje ceshtje gjyqesore ne baze te Ligjit te Lirise se Informimit qe parashikon ne Shtetet e Bashkuara publikimin e dokumenteve sekrete.
Barak Obama pas premtimit qe beri per transparence gjate fushates zgjedhore pret sqarimet nga ana e departamentit pas publikimeve. Por nje kopje te plote te ketij raporti e ka aktualisht vetem New York Times. Behet fjale per formen e plote te ketij raporti pa fshehje te ndryshme qe u jane bere qellimisht disa prej paragrafeve me skandaloze dhe komprometues te tij. Nje e tille eshte prova e mbajtur per shume kohe e fshehte nga ana e amerikaneve ne lidhje me faktin qe Zvicra kishte shtene me te vertete ne dore me pa te drejte floririn e ndryre te nazisteve.
Hetuesit e Zyres se Hetimeve Speciale thuhet ne dokument zbuluan gjate kerkimeve te tyre edhe se shume prej nazisteve qe arriten te iknin nga Gjermania pas lufte iu dha ne Shtetet e Bashkuara hyrja e lire dhe dokumentet. Amerika qe me shume krenari e konsideronte veten si nje vend te sigurt per te gjithe te persekutuarit e botes u shnderrua nje port i sigurt edhe per persekutoret. Dhe ne fakt behet fjale per nje port me trafik te madh. Nder te paret qe mberriten ne kete vend ishte Arthur L. Rudolphi cili ne Gjermani kishte komanduar fabriken e municioneve te Mittlewerkut. Rudolf u dergua ne vitin 1945 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes fale operacionit Paperclip qe rekrutoi te gjithe shkencetaret naziste qe mund te ishin te dobishem me punen e tyre ne Shtetet e Bashkuara. Dhe nuk behej fjale per nje peshk te vogel te nazisteve por per nje person qe kishte bere mizori te tmerrshme. Sipas raporteve ai e kishte drejtuar fabriken e armeve pa asnje meshire dhe duke bere shume krime. Ne kete fabrike punonin sklleverit hebrenj. Kjo e kaluar kaq e erret nuk e ndaloi aspak gjermanin qe te vazhdonte punen ne Shtetet Bashkuara e madje te shpikte edhe nje prej armeve me te rrezikshme te se ashtuquajtures Lufta e Yjeve nje arritje per te cilen u nderua shume edhe nga NASA Agjencia Amerikane e Hapesires. Edhe me i rende dhe i pafalshem per CIA-n ishte roli i Otto Von Bolscgwig. Ky person emri i te cilit figuron ne librin e pagesave te CIA-s kishte qene krahu i djathte i Adolf Eichmann ne planifikimin e gjuetise se hebrenjve. Ne nje dokument te agjenteve sekrete te cilet ne vitet 70 leshuan alarmin ne lidhje me ate qe mund te ndodhte boterisht nese e shkuara e ketij nazisti do te zbulohej. Por zoteria ne fjale vdiq ne moshen 72-vjecare ne vitin 1982 kur amerikanet ne fshehtesi po perpiqeshin qe ta deportonin.
Por me e ankthshme eshte historia e doktor Joseph Mengele. Per vite me radhe thuhej se ai kishte mundur qe te hynte ne Amerike dhe vetem pas nje analize te ADN-se amerikanet u binden qe kishte vdekur ne Ameriken Latine ne vitin 1979. Dhe rastet e mesiperme jane vetem maja e nje ajsbergu jo prej akulli por prej gjaku.