Risite qe percjellin zgjedhjet amerikane
Ajo cka gjase te ndodhe me politiken e jashtme amerikane fill pas zgjedhjeve te sapozhvilluara te mes-mandatit eshte qe asgje sdo ndryshoje. Faji/merita e kesaj risie te munguar i takon sistemit parlamentar amerikan i cili si jep Dhomes se Ulet te Parlamentit House of Rappresentatives aspak pergjegjesi ne politiken e jashtme te vendit. Fitorja e Partise Republikane u kufizua vec atje pa arritur te thyeje shumicen e Obames ne Dhomen e Larte Senate aty ku vertet mund te kushtezohej Presidenti. Nese u kthehemi shembujve te para pak ndodhur asgje nuk ndryshoi edhe ne vitet 1994 dhe 2006. Ne te dyja rastet zgjedhjet e mes-mandatit u fituan nga opozita perballe presidenteve te asaj kohe respektivisht Clinton dhe Bush Jr. Atekohe opozita arriti te triumfonte por kjo nuk pengoi as Clinton-in qe te dergonte trupat ne Bosnje e as Bush-in qe te zbatonte planet kunderkryengritese ne Afganistan. Fakti qe opozita e tanishme ka arritur te rrembeje shumicen ne njerin krah te legjislativit natyrisht perben nja pengese per Obamen. Dhoma e Perfaqesuesve mbetet zanafilla e cdo politike ekonomike dhe Presidenti do kete shume veshtiresi ne perballimin e direktivave per tregtine e jashtme. Kjo sidomos nen prizmin e krizes financiare dhe borxhit te jashtem pikerisht aty ku Obama nuk arriti ti bindte amerikanet se qeveria e tij kish arritur rezultate te mira.
Por analiza e pergjithshme e politikes se jashtme amerikane nuk mund te mbetet me kaq dhe vete republikanet ndash disi me pak populistet e Tea Party Mouvement ndash jane te ndergjegjshem per kete fakt. Cdo capitje e ardhshme e Washington-it neper bote veshtire se mund te diktohet nga levizjet e brendshme. Ne radhe te pare sepse Presidenti mbetet arkitekti kryesor i politikes se jashtme ai firmos traktatet nderkombetare emeron personelin diplomatik dhe jep drejtimet kryesore. Sigurisht e ben kete veprim me pohimin e votes ne Senat por aty Obama vazhdon te mbaje shumicen. Nga ana tjeter ka nje arsye edhe me praktike se perse nuk do ndryshojne aspak linjat kryesore te diplomacise amerikane.
Kjo gjendet ne boten pertej kufijve te SHBA-ve. Ndryshe nga shume presidente te tjere Obama hyri ne Shtepine e Bardhe me nje Amerike ne krize. Ketu nuk e kemi fjalen vetem tek ajo ekonomike por edhe te kriza e besueshmerise qe nderthur marredheniet e Washington-it me aleatet europiane. NATO-ja vazhdon te jetoje por situata ne Afganistan po tregon edhe dobesine e ndersjelljes mes Europes dhe Amerikes. Iraku perfundimisht u la pas nga trupat amerikane por nuk mund te thuhet se ajo lufte u fitua. Vete Lindja e Mesme eshte kthyer ne nje tavell shahu ku diplomacia e SHBA nuk dikton me kushtet e paqes dhe luftes. Perkundrazi tashme jane aleate si Turqia ose vete Izraeli qe sillen pa marre me parasysh keshillat amerikane. Marredheniet e kushtezuara ne Azi rritja e Kines dhe Indise jane tashme fakte te konsumuara gazetarisht per te vezhguar sa e dobet eshte pozita e Washington-it. Perfundimisht zgjedhjet e humbura te Obames do ia veshtiresojne punen atij ne politiken fiskale ne reformen shendetesore qe me aq guxim ndermori ose edhe ne marredheniet e brendshme monetare por kurrsesi ne boten e jashtme. Ketu veshtiresite ekzistojne edhe pa kontributin e republikaneve. Duke marre nje paralelizem te perdorur nga David Miller ne revisten Foreign Affairs Washington-i aktualisht eshte nje Guliver modern i cili gjendet i hutuar mes shume fuqish te vogla qe sndajne mendimin e njejte me te. Pak mund te bejne republikanet ne kete gjendje kur perceptimi i dobesise amerikane nuk eshte faji i Obames por i gjithe administratave qe ai la pas. Ne keto kushte veprimet diplomatike amerikane jo vetem qe nuk do ndryshojne por ka gjasa qe te pakesohen ende. Terheqja nga Iraku dhe paralajmerimi i njejte per Afganistanin jane simptoma te pasivitetit te ardhshem.
Ne ndryshim nga paraardhesi i tij Obama hipi ne karrigen presidenciale duke premtuar diplomaci shumanesore multilateralisem. Pikerisht mbi keto premisa Presidenti mori edhe cmimin Nobel per paqe vitin e shkuar edhe pse nje politike e tille sipas fakteve te siper-renditura nuk ishte nje krijim por nje perfundim. Megjithate duket se kjo strategji e shumefishte vuan sot nga mungesa e koherences. Gjendja e sotme e Lindjes se Mesme eshte emblematike per te kuptuar ngaterresen ku e ka futur administrata Obama politiken e jashtme amerikane. Nga njera ane Amerika pranon te dialogoje me Rusine mbi pakesimin e armeve berthamore por nga ana tjeter nuk do nderhyrje per sanksionet nga Irani. Shpall bashkepunim kudo por edhe indinjohet nese vende aleate si Brazili dhe Turqia ndjekin synimet e tyre kombetare dhe perqafojne planet iraniane. Financohet opozita ne Teheran por nuk arrihet te ndiqet nje aktivitet me i rrepte ndaj autokracise se Karzait ne Afganistan. Dialogohet me Pakistanin si nje fanar i diplomacise amerikane ne rajon por sqeverisen dot sherbimet sekrete te tij aq te lidhura ngushte me talebanet. Ne qofte se shkojme ne detaj te rastet e Libanit Egjiptit apo Sirise do dallohet qarte nje gjeopolitike qe ndjek dy strategji pa prure asnjeren deri ne fund. Pasqyrim i plote ky i kundershtive mes Presidences dhe Departamentit te Shtetit e para e bindur per dialog pa marre parasysh kushtet i dyti per kushtezime pa filluar ende dialogun. Nese Obama mbron idene se jane negociatat ato qe do zhbllokojne situatat si ajo e Iranit Hillary Clinton mendon se ulja ne tavoline nga ana e Amerikes duhet bere ne pozita force. Dihet qe republikanet parapelqejne metoden e dyte por sa mund te vleje ajo perpara interesave ne rritje te Rusise Kines apo edhe Turqise ne rajon
Me nje fjale me shume sesa shtrim rrugesh te reja gjithe bota politike amerikane republikane dhe demokrate duhet te mendojne per mbushjen e gropave te vjetra. Sigurisht veprimi i nje administrate te kufizuar ekonomikisht do varferoje edhe manovrat qe ajo mund te beje ne diplomaci. Fakti qe gjithe kjo anarki ndodh kur Amerika ka te beje me aleate te korruptuar armiq te vendosur por te papercaktueshem dhe konflikte asimetrike vec e perkeqeson lirine e veprimit. Ne keto kushte brohoritja e republikaneve mund te jete vecse retorike. Fundja ashtu sic eshte retorike ngrohja e shpatullave qe zyrtaret shqiptare shpresojne pas cdo udhetimi ne Washington. Ndoshta nuk eshte vone per te kuptuar se amerikanet kane plot kokecarje neper bote para se te merren me ballkanizmat tona.