E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtohen procedurat për asgjësimin e duhanit që nuk plotëson kriteret


Miratohen disa shtesa në ligjin 8691 për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve. Tashmë asgjësimi i sasive të duhanit dhe të cigareve që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj për tregtimin do realizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit. Përfaqësuesja e politikave fiskale pranë ministrisë së Financave, Isida Stafa u shpreh se kjo ndikon në shkurtimin e procedurave .

Këto shtesa vlejnë për ato sasi cigaresh të cilat janë konfiskuar në për vepër penale si dhe për ato që nuk plotësojnë kushtet e paketimit sicc janë mbishkrimi,sasia e nikotinës apo mungesa e pullës fiskale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›