Fejzullahu e quan Christensen bujk
Eksperienca e Erton Fejzullahut në FC Randers nuk kishte shkuar ashtu siç kishte pritur. Sulmuesi kosovar i ka rënë pishman që gjatë dimrit u huazua nga ekipi holandez NEC Nijmegen te FC Randers.
Kosovari me pasaportë suedeze te FC Randers kishte shkuar sa për ta rikthyer formën pas lëndimit, por kështu nuk i doli. Fejzullahu për këtë ka akuzuar trajnerin e klubit danez Ove Christensen, të cilin e quan bujk i vërtetë.
“E kanë shkarkuar trajnerin (Ove Christensen) dhe asistenti i tij e mori pozitën e trajnerit të parë. Ai ishte një bujk që nuk kishte lidhje me futboll”, ka thënë ish sulmuesi klubit suedez Mjallby për ueb faqen kristianstadsbladet.se.
“Në stërvitje ne luanim 11 kundër 11 dhe trajneri mua me vendoste në qendër të mbrojtjes. Më pas fillova të pyes pse e bënte ai këtë. Ndieja se ai dëshironte vetëm të keqen për mua dhe vazhdonte ta bënte atë, por pse e bënte këtë nuk e di as vetë”, theksoi Fejzullahu.
Pas eksperiencës në futbollin danez, Fejzullahu është rikthyer te klubi holandez NEC Nijmegen, ku edhe mendon ta vazhdojë karrierën. “Ka qenë zbavitëse për mua të luaj në futbollin danez, edhe pse Randers nuk ishte për mua. Tash për mua vlen vetëm NEC”, ka përfunduar 23 vjeçari.