E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejzullahu në shitje

NEC Nijmegen ka vendosur ta shesë përfundimisht Erton Fejzullahun. Edhe vetë futbollisti është lodhur duke u huazuar vazhdimisht, prandaj ai e do një klub ku do të qëndronte për një kohë afatgjate.

Së fundmi, ai ishte huazuar në Mjallby, ku pati paraqitje të mira.

“NEC-i planifikon të më shesë për një ofertë të mira. Kështu që, është e qartë se për Mjallbyn është e kushtueshme të më mbajë dhe është e vështirë për ta që ta mbajnë hapin me klubet e mëdha. Unë jam lojtar i NEC-it, kam kontratë me ta dhe ata do të vendosin. Sido që të jetë, i përket Mjallbyt të vendos nëse do më marrë apo jo”, deklaroi Fejzullahu për uebfaqen Kristianstadsbladet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›