E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare komplimenton ekipin e Lazios

Igli Tare e ka komplimentuar ekipin e Lazios për sezonin që bëri, përkundër faktit që dështoi ta kapte pozitën e tretë, e cila qon në Ligën e Kampionëve.

Biancocelesti e mbyllën sezonin me fitore ndaj Interit, por Udinese fitoi në Catania dhe shkoi në Champions.

“Ta shijojmë këtë natë, ndërsa pas disa ditësh do të mblidhemi dhe do të marrim vendime. Më duhet t’u bëj komplimente lojtarëve dhe të gjithë stafit. Në momentet vendimtare të sezonit na mungoi fati. Vitin tjetër do të mundohemi të jemi konkurrues, siç ishim edhe këtë sezon”, deklaroi drejtori sportiv i klubit italian për Mediaset Premium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›