Policia meksikane zbuloi 49 kufoma të masakruara

Të paktën 49 trupa të pajetë, të mbështjellë me qese plastike, janë gjetur në qytetin verior të Meksikës, Monteri.
Prokurori i Përgjithshëm, Adrian de la Garca, u ka thënë gazetarëve se nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë imigrantë.
Ai tha se viktimat mund të jenë vrarë dy ditë më herët në një tjetër lokacion.
Kartelet meksikane të drogës kanë përshkallëzuar luftën e terrorit në këtë vend.
Raportet e para flasin për 49 të vdekur, trupat e të cilëve janë gjetur të copëtuar.
Kjo zonë, ashtu si pjesë të tjera të Meksikës, është teatër betejash mes bandës se Los Zetas dhe kartelit te gjirit, i mbështetur edhe nga karteli Sinaola.
Pikërisht këta të fundit duken të vendosur të eliminojnë rivalet dhe bosin e tyre, El Chapo Guzman.