armatoset policia bashkiake
Policia e Tiranës ka urdhëruar menjëherë pas protestave të 21 janarit carmatosjen e policisë bashkiake. Drejtuesit e uniformave blu të bashkisë reaguan ndaj këtij urdhëri me të cilin janë të detyruar për të dorëzuar armët. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, autoritetet e policisë bashkiake, i janë drejtuar Drejtorise së Policisë së Tiranës, duke shpjeguar se mbajtja e armëve dhe përdorimi i tyre është bërë në përputhje të plotë me ligjin. Ata sqarojnë në letrën e tyre se edhe gjatë datës 21 janar, kanë vepruar në përputhje të plotë me detyrat që u ngarkon ligji organik, mbi organizimin dhe funksionimin e policisë bashkiake.