Arrestohet per here te dyte nje i kerkuar nga drejtesia italiane
Nje i kerkuar nga drejtesia italiane eshte prangosur nga Policia e Fierit paraditen e se henes. Burimet zyrtare te policise lokale bene te ditur se dje rreth ores 0900 kane arrestuar Kastriot Llanajn lindur dhe banues ne fshatin Cakran. I njejti burim sakteson se 39-vjecari Llanaj eshte arrestuar ne banesen e tij per shkak te veprimtarise qe kishte kryer vite me pare ne Itali. Dy vjet me pare Gjykata e Apelit ne Milano i ka derguar Prokurorise dhe Gjykates se Fierit informacion per dosjen ne ngarkim te 39-vjecarit Llanaj. Gjykata e Fierit ka kryer thjesht njehsimin e saj dhe dje ka nxjerre urdhrin e ndalimit per Kastriot Llanajn. Burimet zyrtare te Policise se Fierit tregojne se Gjykata e Apelit ne Milano e kishte denuar 39-vjecarin me 9 vjet burg dhe nje gjobe prej 33 mije eurosh. Akuza e ngritur dhe e vertetuar ishte ajo e shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese.
Llanaj ishte arrestuar edhe nje here per te njejten veper penale por nuk dihet se ne crrethana eshte lene i lire. Ne maj te vitit 2008 atehere kur Llanaj ishte anetar i Keshillit te Qarkut te Fierit ka ndodhur arrestimi i tij. Policia e Fierit nuk sqaron pse e ka liruar pak kohe pas arrestimit te 2008-s por dje eshte shprehur zyrtarisht se ne janar te vitit 2009 eshte kryer perfundimi i procedures se njehsimit te denimit te dhene nga Gjykata e Milanos.
Dy vjet me pare ne 17 maj te vitit 2008 Zyra e Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit i vuri prangat te kerkuarit Kastriot Llanaj atehere 37 vjec banor i fshatit Cakran ne Rrethin e Fierit.
Policia tha asokohe se Llanaj ishte arrestuar pasi Gjykata e Krimeve te Renda ne Milano te Italise e kishte denuar me 9 vjet burg vendim i cili ishte njehsuar nga Gjykata e Rrethit te Fierit.
Sipas dosjes penale qe ka mberritur ne Fier mesohet se Anila C. ka bere nje padi ne Gjykaten e Milanos ku akuzon Kastriot Llanajn se e ka shfrytezuar si prostitute. Denoncimi eshte bere ne vitin 1999 dhe prej asaj kohe gjykata ne vendin fqinj ka zhvilluar ne mungese procesin qe perfundoi me denimin e Kastriot Llanajt.
Pasi kane marre ne dore dosjen me vendimin e njehsuar edhe nga Gjykata e Rrethit te Fierit organi i akuzes ka nxjerre urdhrin e arrestit per Kastriot Llanajn i cili aktualisht administronte nje dyqan hidrosanitaresh. Ne maj te vitit 2008 ai mundi te dilte nga burgu duke kembengulur se nuk kishte qene asnjehere ne Itali. Mesohet se ne ate kohe ai arriti te gjente deshmitare nga fshati qe treguan se nuk kishte qene jashte shtetit.