Rama Pushteti vendor gati per protesta
Apeli i opozites per protesta i drejtohet tanime edhe pushtetit vendor. Ne nje takim te zhvilluar dje me te zgjedhurit vendore te Partise Socialiste te perfshire ne shoqatat per autonomi vendore kreu i saj Edi Rama ka kerkuar pergatitjen e gjithanshme per protestat qe pritet te nisin shume shpejt. Eumlshte koha qe komunat dhe bashkite te mbrojne te drejtat e qytetareve. Duhet te angazhohemi ne levizje me protesta ne te gjithe vendin per kete drame qe po kalon e gjithe sipermarrja eshte shprehur ai. Duke trajtuar si pikenisje objektive per te kete reagim qe po induktohet nga lart barren fiskale qe u ngarkohet sipermarresve Edi Rama qe eshte njekohesisht edhe kryetar i Bashkise se Tiranes ka hedhur nje hap tjeter te ri drejt asaj qe mund te quhet fushate e kombinuar elektorale. Me shqetesimin e biznesit te vogel ai ka shpalosur permasen e nje te zgjedhuri ne njesite vendore per sa kohe marredhenia fiskale ne kete rast ndikon ne buxhetin e pushtetit vendor. Ky orientim nuk mohon keshtu se procesi i vitit 2011 po merret ne konsiderate seriozisht jashte opsionit maksimalist te zgjedhjeve te parakohshme. Dua te ve theksin se ne keta 5 vjet sistemi yne fiskal ka ndryshuar rreth 60 here ne teresi dhe kategoria me e goditur gjate gjithe kesaj kohe ka qene biznesi i vogel. Vihen re boshlleqe te medha ne marredheniet mes sipermarrjes dhe shtetit. Dhe goditja ndaj biznesit te vogel ka ndikuar drejtperdrejt ne pushtetin vendor konkretisht ne zbrazjen e arkes deklaroi Edi Rama para drejtuesve te bashkive dhe komunave socialiste. Nje skenar i tille kur njesite kryesore te pushtetit lokal ne Shqiperi do ti drejtohen protestes madje do te ndihmojne ne zhvillimin e tyre eshte me siguri parathenie e nje krize shume here me te rende se ajo e tanishmja. Ajo pritet qe te coje drejt reagimit te rruges jo vetem opoziten politike por edhe pjesen e pushtetit qe drejtohet prej saj duke nisur me Lezhen per te zbritur mandej ne Tirane Durres e thuajse ne te gjithe Jugun e Shqiperise. Ne kete menyre ballafaqimi i munguar ne pranveren e kaluar me gjase do te aktualizohet kesaj radhe per ta vene qeverine e Sali Berishes ne nje prag paralize ne ushtrimin e pushtetit te vet. Elementi populist i ketij apeli mund te thuhet se eshte prekja e problemit te kasave fiskale per te cilat opozita akuzon per shperdorim dhe korrupsion dhe jo per domosdoshmerine e tyre. Si nje barre shtese mbi biznesin e vogel ceshtja e kasave legalizon nje marredhenie te re me institucionet tatimore por qe per biznesin e vogel nenkupton prag falimentimi. Ne kete veshtrim ky problem ka fituar nje permase politike qe prej opozites po shihet si premise per zgjerimin e bazes se protestes. Sipas Edi Rames e domosdoshme eshte qe te mbrohet misioni per zhvillimin e vendit duke qene prane gjithe ketyre njerezve nje mesazh qe ne raport me audiencen e djeshme deshmon se zgjedhjet lokale jane objektiv real i PS-se. Kjo ka rendesi te nenvizohet pasi jepet ideja per angazhimin real te selise roze per vitin 2011 i cili deri me tani nderlikohet nga thirrja per zgjedhje te parakohshme. Nga pikepamja numerike dhe cilesia selia roze kontrollon 10 nga 12 bashkite me te medha ne vend nje fakt ky qe i jep kuptim trajtimit me perparesi te shqetesimeve te biznesit te vogel gjithnje ne prag fushate elektorale.