E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende pa identitet viktima qe ra nga lartesia te dielen

Fier

Mbetet e paidentifikuar kufoma e burrit qe ra nga kati i gjashte i nje pallati ne lagjen 8 Shkurti te qytetit te Fierit.

Viktima rreth 55 vjec i veshur me nje kemishe me kuadrate boje qielli dhe pantallona dhe kepuce kafe ka shkuar ne nje pallat te kesaj lagjeje me pretendimin se ishte i interesuar per te blere nje apartament ne katin e gjashte. Te pakten keshtu i ka thene rojes se pallatit i cili e ka gjetur pa jete vetem pak minuta me pas ne sheshpushimin e katit te dyte te pallatit.

Policia e Fierit ka nisur hetimet fillimisht per identifikimin dhe me pas zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarjeje. Deri tani nuk ka asnje informacion per identitetin e viktimes dhe me shume shtohet dyshimi i policise se ndoshta gjithcka ne lidhje me blerjen e apartamentit mund te kete qene sajese e viktimes dhe se qellimi i vetem i tij mund te kete qene vetevrasja.

Policia ka shperndare te dhenat e viktimes ne mediat lokale por ende asnje person nuk eshte paraqitur prane morgut te spitalit te Fierit per te terhequr trupin e pajete. Nderkohe Policia e Fierit ka detyruar policine te bashkepunoje dhe me homologet e Vlores Beratit Gjirokastres etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›