E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: HEC-et, sërish akuza Rulit

Pas dorëzimit në Prokurori nga Partia Socialiste të dosjes për kallzim penal ndaj Genc Rulit, ministri aktual i Bujqësisë, sot në një konferencë për shtyp, deputetja Ermonela Felaj, vijoi me një sërë akuzash të drejtuara në formën e pyetjeve. PS akuzon Rulin se në funksionin e ish-ministrit të Ekonomisë ka shkelur ligjet në lidhje me konçesionet per hecet qe do te ndertoheshin ne pellgun ujor Benç-Progonat.

"Kush e ka marrë të drejtën për këto konçensione. Pse agjensia dhe avokati i Prokurorive i ka quajtur në shkelje me ligjin dhe pse Genc Ruli ka refuzuar? Genc Ruli të gjejë guximin dhe të flasë në lidhje me këtë aferë".
 

Deputetja e PS, Felaj, në pronocimin për shtyp theksoi se Ruli ka shkelur ligjin në lidhje me koncensionin. Ndërkaq, Felaj shtoi se për këtë rast, Ministri duhet ti drejtohet drejtësisë, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›