HEC-et ne Bence- Progonat PS akuzon serish ministrin Genc Ruli
TIRANE- Partia Socialiste ka vijuar sot denoncimin per koncesionin e hidrocentraleve ne pellgun Bence-Progonat duke i drejtuar edhe 3 pyetje te tjera publike ministrit Genc Ruli.
Deputetja Ermonela Felaj tha sot se PS po i jep ministrit Ruli nje mundesi te dyte per tu shpjeguar vete shqiptareve perfshirjen e tij ne kete afere zbardhja e plote e se ciles sipas saj do ta coje Rulin perpara drejtesise per korrupsion e shperdorim detyre.
...zoti Ruli cila eshte arsyeja qe pas vendimeve te Agjencise te Prokurimit Publik dhe Avokatit te Prokurimeve dhe pa pritur rezultatet e hetimit te plote nga ana e ketyre institucioneve mbi procedurat e ndjekura ne koncesionin e hidrocentraleve nga enti prokurues nen varesine tuaj Ju keni vendosur ndarjen dhe copetimin e pellgut ujor te shpallur me pare ne tender
Zoti Minister cila eshte arsyeja qe ju i keni kerkuar qeverise te miratoje nisjen e nje praktike te re ne dhenien e koncesionit duke ia mbivendosur ate praktikes se meparshme
Zoti Minister cila eshte arsyeja qe ju keni propozuar akordimin e nje bonusi pikesh per nje kompani te caktuar e cila per me teper nuk ka marre fare pjese ne garen fillestare per marrjen e koncesionit
Pak dite me pare deputetja Ermonela Felaj kerkoi nga minstri Ruli pergjigje per 4 pyetje te tjera.
Kush e ka marre te drejten e ndertimit te ketyre hidrocentraleve
Cilat jane arsyet qe ju i keni prishur disa here ne menyre te paligjshme garat per dhenien e koncesionit
Perse Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kane gjykuar procedurat e ndjekura ne kundershtim me ligjin
Dhe perse Genc Ruli ka refuzuar te zbatoje vendimet e detyrueshme te dy institucioneve te lartpermendura