Kakavije pranga te kerkuarit per vrasje

Policia e qarkut të Gjirokastrës ka arrestuar sot një 67-vjecar të shpallur në kërkim prej shumë vitesh për akuzën e vrasjes.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Shaqir Doda është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas burimeve, ai kërkohej pasi në vitin 1993, në qytetin e Lacit, vrau me thikë bashkëshorten e tij për motive xhelozie.
Burimet shtojnë më tej se për këtë vepër penale, Doda është dënuar në mungesë nga gjykata me 25 vjet burg.