Fletët e votimit, djegia, dhe interesi mediatik
Paraditja e së shtunës është një dite rutinë pune për punonjesit e KQZ, të cilët nuk e kuptojnë interesin e medias dhe aq më pak të politikës, ndërsa sjellin nga ndertesa e rezervave të shtetit në bregun e lumit Erzen, fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Janë dashur disa ore për të ndarë materialet që ruhen në arkiv nga materialet të cilesuara të pavlefshme e të destinuara për tu djegur që janë fletet e votimit.
Vetëm në mesditë në zonen pranë Urës së Farkes vetëm pak metra larg vendit ku mesditën e të premtes u dogjën fletët e para të votimit. Kamioni i ushtrisë ka shkarkuar për të dyten herë një sasi të madhe fletësh votimi të cilat i përkisnin qarqeve të ndryshme.
Djegia e fletëve të votimit pritet të vazhdojë për disa ditë me radhë, ndërkohë që edhe debati politik për to dhe zgjedhjet parlamentare të 2009 vazhdon të tensionoje klimën politike.