Paris, arrestohet 32-vjecari shqiptar, vrau 3 persona në 1998
PARIS- Një shqiptar është arrestuar sot në Paris me qëllim ekstradimi, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Mësohet se 32-vjecari Malken Muho ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Beratit në maj të vitit 2011 e ka dënuar me 21 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të ‘Vrasjes me dashje kundër më shumë se 2 personave në bashkëpunim’.
Shtetasi në fjalë në korrik të 1998 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Englant Toska , Gëzim Arapi, Mustafa Ruhja, si dhe ka plagosur disa shtetas të tjerë.
Arrestimi i 32-vjecarit Muho u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Franën, ndërkohë qëbëhet e ditur se pritet ekstradimi i tij drejt Shqiperisë.
(e.m/BalkanWeb)