E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha: Është koha për një politikë që dëgjon zërin e gruas

TIRANË- Ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë një kulturë të re politike, ku zëri dhe roli i gruas të jetë jo vetëm i rëndësishëm, por vendimtar, tha sot bashkëshortja e Kryeministrit dhe njëherësh presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, znj. Liri Berisha.

Në çeljen e sesionit të trajnimit “Akademia e Lidershipit” nga Rrjeti për Demokraci i Gruas, znj. Berisha i uroi suksese 50 grave dhe vajzave, përfaqësuese të partive politike dhe shoqërisë civile, pjesëmarrëse në trajnim.

Sipas znj. Berisha, pjesëmarrja e gruas në jetën sociale, ekonomike, politike ka arritur në shifra pozitivë, në rritje dhe kjo tendencë duhet të vijojë më tej. "Sepse gruaja është një faktor i denjë për një shoqëri të shëndoshë. Gratë kanë shumë dashuri dhe përkushtim brenda vetes, vullnet dhe dëshirë për të parë përpara”, theksoi znj. Berisha.

Sesioni i trajnimit “Akademia e Lidershipit” nga Rrjeti për Demokraci e Gruas, do të ketë një kohëzgjatje prej 9 muajsh, ku gratë pjesëmarrëse do të marrin njohuri të veçanta për zhvillimin e aftësive politike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›