Felipe Masa: Nuk kam frikë të kthehem
Lagjja është në një vend luksoz, paksa të fshehur dhe mbi të gjitha pa e njohur. Taksistit i duhet të shohë më parë hartën për ta gjetur. Në lagjen rezidenciale "Morumbika" sheh grataçiela me pasqyra, palma, truproja përpara dyerve të vilave dhe një djalosh që lan trotuarin, pavarësisht se bie shi. Brenda ndërtesës, ose më mirë në katin e dhjetë të saj, është një djalosh i cili pret të bëhet baba e tani shëtit nëpër shtëpinë e bukur, shikon koleksionin e kaskave dhe ka një shenjë goxha të madhe mbi syrin e majtë. Felipe Masa është njëlloj si më parë, pavarësisht aksidentit të frikshëm në Hungari. Një shenjë më shumë sipër syrit dhe disa shenja qepjeje, por e njëjta buzëqeshje. Duket i qetë, ndërsa për Rafaelën, në muajin e shtatë të shtatzënisë, shqetësimi i vetëm është si t‘ia bëjë ditën më argëtuese bashkëshortit të saj, derisa ai të kthehet në pistë.
Felipe, si jeni tani?
Shumë mirë. Më ka mbetur pak shenjë, por me operacionin tjetër që do të bëj, mendoj se do të më ikë (ndërhyrja u bë dje dhe doli me sukses).
Përse duhet bërë një ndërhyrje tjetër?
Kam një të çarë rreth 2.5 centimetra. Mjekët hungarezë larguan një pjesë kocke që kishte pësuar frakturë. Një njeri normal mund të qëndrojë me atë shenjë gjithë jetën, por një pilot jo: mund të marr ndonjë goditje tjetër, më duhet të mbrohem. Doktorët do të përdorin një material sintetik për të riprodhuar kockën.
Le ta nisim nga fundi: analizat e bëra në Majami treguan se ju jeni akoma një pilot i Formula 1. Është kjo një lloj rilindjeje?
Me thënë të drejtën, ma kishin thënë edhe mjekët brazilianë. Shiko, në Brazil kemi shumë probleme, por kemi edhe pikat tona të forta: mjekësinë, futbollin dhe ndonjë pilot të mirë... Jo, duke i lënë shakatë mënjanë, këtu më thanë që gjithçka është në rregull. Më duhej një konfirmim. E mora dhe jam shumë i lumtur.
Sapo e morët vesh këtë gjë, kë telefonuat?
Gruaja ime ishte me mua, ndaj telefonova tim atë. Menjëherë pas kësaj, presidentin Montezemolo, por isha në helikopter dhe më ra linja.
Kur do të ktheheni në garë?
Sapo të kem miratimin e mjekëve, do të hipi menjëherë në makinë. Në vitin 2010 me siguri që do të jem dhe në maksimumin e formës madje, por do të ishte ëndërr të garoja në Abu Dhabi më 1 nëntor.
Ju kanë qëndruar afër njerëzit e botës së sportit?
Ky i imi nuk është një sport i thjeshtë: gara në pistë është e ashpër dhe shpesh je në luftë edhe me median. Megjithatë në këtë rast pashë një "F1" ndryshe, që nuk e prisja: pilotët, publiku, gazetarët, të gjithë më ndenjën afër dhe më dhanë kurajë. Më treguan se jeta është më e rëndësishme se karriera. Kjo më dha më shumë dëshirë për t‘u kthyer.
Çfarë bëni gjatë ditës?
Për fat të keq, jo shumë gjëra. Kur kam intervista, janë ditët më të zëna. Televizion, kompjuter, vizitat e miqve, videolojëra. Nuk dal shumë, sepse doktorët ma kanë ndaluar. Kështu rikuperohem më shpejt.
Në këto ditë të gjata nuk keni pasur frikë se mos nuk ktheheni dot më në pistë?
Jo, sepse që kur u zgjova në spital, nuk kam pasur asnjë problem mendor. Problemi më i madh ishte shikimi, por tani është gjithçka normale. Unë jam ai i pari: reflekse, shpejtësi, mendime.
Le të kthehemi tek ai moment i dhimbshëm. Ishte 25 gusht, seksioni i dytë i provave zyrtare. Një sustë, tamam si një raketë, ju goditi. Çfarë kujtoni nga ajo ditë?
Asgjë. Kujtimi i fundit i asaj dite është xhiroja ime e parë. Kujtimi tjetër u takon tri ditëve më pas në spital, në Budapest.
Kur u zgjuat, u zutë me vëllain sepse donit të hiqnit gjithë tubat që ju kishin vënë?
Më kishin dhënë shumë ilaçe, isha pak i droguar. Im vëlla ma kujtoi, unë nuk mbaj mend gjë.
E keni parë skenën e aksidentit?
Të paktën 40 herë. Herën e parë thashë: nuk më besohet se si kjo dreq suste përfundoi tek unë.
Pastaj e analizuat gjithçka pikë për pikë. Përfundimi?
Ka qenë një eksperiencë e hidhur, mjaftonte vetëm një milimetër dhe unë mund të humbja syrin ose të kisha probleme mendore. Kam qenë vërtet me fat.
Për familjen tuaj ishte e tmerrshme...
Shumë më keq për ta, se për mua. Nga imazhet nuk kuptohej asgjë. Dukej tribuna, evitonin të inkuadronin makinën. Në një moment të caktuar një mjek mi kryqëzoi krahët mbi kraharor. Donte të thërriste ambulancën, por dukej sikur po thoshte se kisha vdekur. Bashkëshortja ime më njeh mirë: e di se edhe kur vritem, reagimi im i parë është të përpiqem të dal e të shoh nëse jam mirë. Për fat të keq unë nuk po lëvizja. Nisën të organizonin udhëtimet për të ardhur në Hungari.
Fakti që aksidenti ishte kaq absurd dhe nuk u bë nga një gabim njerëzor, do t‘ju ndihmonte për t‘u rikthyer?
Sigurisht. Nëse qëndron pa lëvizur se ke bërë një gabim apo ke krijuar një problem, është tjetër gjë. Por kësaj here ishte thjesht e rastësishme.
Jeni kurioz të dini se çfarë do të provoni në makinë? Nuk keni frikë se do t‘ju zërë paniku, siç ndodhi me Laudën?
Mezi po pres të kthehem. Nuk besoj se do më ndodhë si Lauda. Ai e përjetoi aksidentin, unë jo. Unë thjesht kam ndaluar ca gara.
Si është t‘i shihni garat nga televizori?
I komentoj, acarohem, bëj tifo dhe parashikime. Këtu në Brazil më duhet të zgjohem shpejt në mëngjes dhe zgjoj edhe gruan time. Ajo thotë se nuk do të shohë asgjë, pastaj zgjohet.
Të ktheheni në pistë nuk ju duket sikur e detyroni bashkëshorten të bëjë një sakrificë shumë të madhe?
Jo, sepse kjo është jeta ime që kur isha 8 vjeç. Sigurisht që ajo do të më donte në shtëpi, por unë nuk mundem dhe ajo e di këtë.
Do të bëheni baba së shpejti. Si ndiheni? Edhe ai do të jetë pilot?
Do të lindë në nëntor dhe do të jetë një emocion i bukur. Do të bëjë atë që i pëlqen, por unë jam shumë i saktë: nëse dëshiron të jetë pilot, dua më parë të bindem që është i zoti. Do ta "ekzaminoj" mirë.
Kjo eksperiencë ju ndryshoi si njeri?
Ishte një eksperiencë e rëndësishme, sepse tani më detyron të rikuperohem dhe përmirësohem. Është një sfidë e re për mua.
Nga pikëpamja sportive nuk keni pasur një jetë të lehtë: Sauberi ju la në shtëpi, një botëror i humbur në 2008-ën në garën e fundit dhe tani aksidenti. Këto vështirësi ju kanë bërë më të fortë?
Jeta ime është e çuditshme. Më kanë ndodhur shumë gjëra dhe më vonë e kam gjetur gjithmonë përsenë. Çdo herë mësoja të përmirësohesha, shpresoj që të jetë edhe tani kështu.
Vitin tjetër do të keni në skuadër edhe Alonson? Çfarë do të ndryshojë?
Në fillim duhet parë nëse është e vërtetë, sepse Kimi ka një kontratë me Ferrarin edhe për vitin tjetër, tamam si unë. Kur garon për Ferrarin, duhet të kesh gjithmonë një shok të mirë: në fillim ishte Shumaher, pastaj Raikonen. Nëse ndonjë ditë do të jetë ndonjë tjetër, me siguri që do të jetë një pilot i mirë. Me Fernandon kemi bërë disa fjalë në të kaluarën, por tani gjithçka është në rregull. Sigurisht që do të bisedoj më shumë se me Kimin.
Meqë ju bëni parashikime, kush mendoni se do ta fitojë Botërorin?
Button me duket nën presion: duhet të mendojë vetëm të garojë, sepse përndryshe ka shumë mundësi të humbasë. Barrikelo tani më duket i relaksuar. Sigurisht, unë bëj tifo për të. Në 2010-ën nuk ka më asnjë dyshim: në garë do të jem edhe unë.