Morten Olsen, frikë nga Cana e Bogdani
I ka drejtuar sytë nga Erjon Bogdani dhe Lorik Cana. Sipas trajnerit të kombëtares së Danimarkës ata janë dy futbollistët që mbajnë tempin e lojës së kombëtares shqiptare. Këtë gjë Morten Olsen e lidh me faktin se si sulmuesi i Kievos por edhe mesfushori i Sanderlendit nuk kanë qenë pjesë e përfaqësueses kuqezinj takimin e parë në “Parken” të Kopenhagenit, ndaj me këta të dy do të jetë një Shqipëri krejt tjetër, më e kujdesshme dhe shumë herë më e rrezikshme në sulm. “Kemi krijuar një ide rreth Shqipërisë që në ndeshjen e parë por nuk duhet harruar se në atë takim nuk ishte as Bogdani dhe as Cana, dy lojtarë këta që përbëjnë shtyllat e kësaj skuadre. Mendoj se me këta të dy Shqipëria është me e rrezikshme ndaj kërkohet një impenjim maksimal në Tiranë”, ka pohuar Olsen në konferencën e fundit për shtyp dhënë mediave daneze para nisjes për në Shqipëri.