E Shtunë, 31 Tetor 2026

T’ia shtyjmë festën Danimarkës

 

Kapiteni i Shqipërisë, Ervin Skela, është edhe lojtari më me shumë përvojë në përfaqësuese: 59 ndeshje, 12 gola, dhe prej tij pritet shumë në ballafaqimin e dytë kundër Danimarkës në “Qemal Stafa”. Edhe pse ende pa një ekip, Skela beson se skuadra me kualitetet që zotëron i ka të gjitha mundësitë për t’i ofruar publikut një futboll tërheqës e rezultativ. “Duam të bëjmë një ndeshje të bukur e të marrim një rezultat pozitiv. Është shumë e rëndësishme të marrim pikë e të ngelemi në vazon e katërt (të eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Europian). Jemi të bindur që nesër (sot) do të bëjmë një ndeshje shumë të madhe dhe jemi të bindur se do të arrijmë një rezultat pozitiv”, tha ish-mesfushori i Energi Kotbusit. “Danimarka ka shumë për të humbur në Tiranë, pasi vjen me një besim të plotë në Shqipëri. Ata vijnë me bindjen se do të kualifikohen me ndeshjen e Shqipërisë e do të kthehemi në shtëpi të kualifikuar, por jemi ne ata, që duhet t’ia bëjmë Danimarkës shumë të vështirë këtë gjë. Jemi në shtëpinë tonë dhe nuk i lejojmë të fitojnë kaq lehtë”, përfundoi Skela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›