Teuta-Besa 1-0. Durrsakët fitojnë “bredhin e argjendtë”

Albania-Sport (AS) - Kavajasi i Teutës, Bekim Kuli ndëshkoi ish-ekipin e tij, Besa (1-0), në ndeshjen që jo vetëm mbylli javën e 17 të Kategoria Superiore, por dhe ndeshjen e fundit zyrtare të vitit 2006 në Kampionatin e 68-Kombëtar të Futbollit. Kuli shfrytëzoi bukur krosin nga Mariglen Kapaj duke goditur me kokë dhe mposhtur portierin shkodran të Besës, Arjon Mustafa. Besa luajti nga minuta e parë e pjesës së dytë (46') me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të meksikanit Elokan, për një faull të rendë nga mbrojtësit Endrit Vrapi. Derbi i fqinjëve pati momente nervozizmi ku nga xhepi i gjyqtarit dolën 5 kartona të verdhë. Besa bëri presion gjatë pjesës së dytë, por Teuta ishte me pranë golit, kur Bledar Hodo goditi shtyllën. Në fund të takimit Valon Bajgora (Besa) nuk arriti të finalizonte goditjen e tij. Trajneri i Teutës, Sulejman Starova, bëri të tri zëvendësimet, ku i fundit, pak sekonda nga përfundimit i takimit, ishte njeriu që vendosi takimin Bekim Kuli.
Teuta sërish konfirmoi vendin e dytë duke fituar "bredhin e argjendtë". Ekipi i Starovës ka tashmë 31 pikë, gjashtë më pak se Tirana (37) e vendit të parë, njëherësh edhe "kampionia e dimrit". Kampionati rifillon në muajin shkurt, me takimet e javës së 18.
Gëzuar festat nga stafi i "Albania-Sport.com"