E Diel, 1 Nëntor 2026

"Australian Open", Nadal në gjysmëfinale

Spanjolli Rafael Nadal është kualifikuar në gjysmëfinalet e turneut prestigjioz "Australian Open". Numri 1 i botës në tenis mposhti pa vështirësi në çerekfinale francezin Simon (6-2, 7-5, 7-5). Nadal do të përballet me bashkëkombësin Verdasko, i cili kaloi francezin Tsonga me rezultatin 7-6 (7-2), 3-6, 6-3, 6-2. Në gjysmëfinalen tjetër do të sfidohen numri 2 në botë, zvicerani Roxher Federer dhe amerikani Andi Rodik. Në gjysmëfinalet e femrave çiftet janë Dementieva-S. Uilliams dhe Safina-Zvonareva.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›