Shahin i sjell Turqise arin e pare
Ramazan Shahin ka triumfuar ne mundje te lire ne kategorine deri 66 kg, duke ia dhuruar Turqise medaljen e pare te arte ne Olimpiaden e Pekinit. Kampioni boteror ne fuqi humbi ne rundin e pare ne finale ndaj ukrainasit, Andrij Stadnik, por ne dy rundet e tjera arriti te jete me i mire dhe me merite ta fitoje medaljen e arte. "Kete medalje ia kushtoj popullit turk", ka theksuar tejet i emocionuar pas ketij suksesi, Ramazan Shahin. Nderkohe ukrainasi Stadnik u detyrua te kenaqet me medaljen e argjendte, kurse medaljes se bronzte ne kete kategori iu gezuan gjeorgjiani, Otar Tushishvili dhe indiani Sushil Kumar.