Mat, familja në varfëri ekstreme, apel për ndihmë
MAT - Bukë e kripë e zemër është himni legjendar i varfërisë, që në familjen Menga në fshatin Stojan të Matit pasurohet me një kokërr qepë që i shtohet vaktit.
Viti 2012 i ka gjetur 7 anëtarët e familjes Menga sërish në ndërtesën që 22 vite më parë shërbente si strehë për bagëtinë.
E sikur të mos mjaftonte gjendja e saj mjerane, varfëria shihet kudo, në mungesën e orendive shtëpiake, të veshjeve dhe ushqimeve, ndërsa kryefamiljarja mundet të thotë vetëm pak fjalë.
“Jemi pa asnjë ndihmë. Burri u operua 2 herë dhe nuk punon dot.”- thotë Mrika Menga.
Ndihma ekonomike prej 6200 lekësh të reja nuk i shërben thuajse për asgjë familjes, 5 fëmijët e së cilës flenë e zgjohen me libra në dorë, me shpresën për t’u edukuar si çelësi i vetëm për të dalë nga skamja.
(er.nu/news24/BalkanWeb)