E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmija 13 vjeç, pret gishtat tek mblidhte hekurishte

Fëmija i radhës që gjymtohet duke punuar për të ndihmuar familjen është Ledio Ruko, 13 vjeç. Djali nga Marinza e Fierit, ndihmonte familjen duke mbledhur hekurishte, të cilat më vonë i shiste. Por dita e sotme ka qenë fatale për gishtat e tij të vegjël, të cilët kanë fluturuar pasi një kapsollë e gjetur mes hekurishteve i ka plasur në duar. Ledio i vogël tani ndodhet në spital jashtë rrezikut, por me disa gishta më pak.

Numri i fëmijëve që punojnë nën moshën 18 vjeç është rritur nga viti në vit. Vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2008, janë evidentuar 183 punëmarrës nën moshën 18-vjeçare.

Tashmë ky fenomen përbën një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, pasi mjafton të përshkosh rrugët e kryeqytetit dhe përballesh me fëmijë të moshave të ndryshme që punojnë në aktivitete të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›