E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja në proteste

Lëvizja “VETVENDOSJA” proteston sot kundër mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove. Lideri i Lëvizjes “VETVENDOSJA”, Albin Kurti deklaroi se kjo proteste është gjithashtu kundër ndarjes dhe kantonizimit të Kosovës. “Nëse në Kosovë nuk do të kishte demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë para 11 majit, atëherë bota do ta kuptonte si pajtim ose dobësi të shqiptarëve dhe me shumë lehtësi do të hapej shtegu i kantonizimit të Kosovës. Të mos harrojmë se Bosnja u kantonizua tri vjet pasi që u shpall e u njoh si shtet i pavarur”, deklaroi Kurti. Ai vlerëson se UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës kanë mundësi teknike të mjaftueshme dhe kompetenca për ta penguar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Për këtë sipas liderit te Vetëvendosjes duhet vullnet politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›