E Diel, 1 Nëntor 2026

Smerret vesh, kë sqarojnë ??!!

Është bërë kasht’ e koqeNë katund llafet gëlojnë..Në ekran politikanët..Veten e tyre sqarojnë..

Popullit, gjoja i flasinQë shikon, edhe dëgjonPor i flasin njeri tjetritKush ka mendje, e kupton

Na del vetë kryeministriDhe sondazhin asgjesonFlet për t’u treguar shokëve:“.. S’ka termet qe na rrezon..”

Për ti thene Prokurorisë:“..Rri rehat aty ku jeHajdut’ritë tona vetëI zgjidhim këtej nga ne..”!

Populli e merr mesazhin:“..Paguaj si ke paguar..!Mos e hap ti gojen kotSe për ne, je i mbaruar..“!

Këta e perdorin medianJo si vend informacioniPo si mjetin me te bukurKu bëhet hapur presioni..

E të gjithë, mirë e dinëPopullit s’ke ç’i sqaronSepse jetën që n’mengjesE fillon me korrupsion..

T’i tregosh arsimtaritQe vertet s’ka korrupsionKu pa paguar drejtorinPunen dot s’e siguron..?

Ju dashka treguar popullitQe s’paguhet tek doktori..?Nuk u paguka gjyqtariS’dashka leke prokurori…

U duhet treguar femijeveQe s’paguajne lekë në shkolleDo treguar për policëtQë s’e kanë faqen shollë..

Do treguar per ministrat…Që nuk marrin kokërr lekuSi eshte mpleksur e është bërë..Nuk e zgjith më, as dyfeku..

Do na thotë për deputetëQë nuk kanë as dy gram truMe dëftesa false kotiGazetarin shtrojnë në dru..

Na del ish-Ministr’i MbrojtjesEmision më emisionPor jo popullit, s’i flet..Duket qartë se ku qëllon…

Lebetia e GërdecitPopullin mirë e sqaroiPor ky i flet ProkuroritQë kërkon që ta hetoi..

Njerëzit kanë sy, kanë veshë..Çfarë ka mbetur pa sqaruarËshtë se te gjithë po presinTë shikojnë një të ndëshkuar

Njerëzit shikojnë fajtorëtNjë na flet, një akuzonKëta t’vjedhin e të vrasinPor të bejnë edhe presion…

Vargje të shkëputura ngaBlogu i Shekullit / blog.shekulli.com.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›